Berisha: SPAK, ansambël politik i kontrolluar nga Rama

9 months ago 13
16:32 26/12/2023

“Një batalion me policë le të vënë, nuk më impresionojnë”

Nuk impresionohet aspak nga kërkesa e SPAK-ut, i cili krahas ashpërsimit të masës “arrest në shtëpi” ka shtuar edhe atë të mbikëqyrjes policore për të.

“Jo policë, por të vejë 2 batalionë aty rreth pallatit, unë nuk kam asnjë impresion.”

Për Sali Berishën, i gjithë procesi i nisur ndaj tij në Gjykatën Speciale është politik, pas së cilit thotë se qëndron Kryeministri Rama.

“Tregon vetëm tmerrin që ka nga Sali Berisha. Ansambël i kontrolluar 100% nga Edi Rama. Edvin je i pashpresë!”

Betejën nuk e ka vetëm me Edi Ramën, por forcën e rezistencës qytetare ia tregoi edhe prokurorëve e gjykatësve të SPAK-ut, të cilët i etiketoi bandë kriminale.

“SKAP-i do të përballet me opozitën në mënyrë më të fuqishme. Do të protestohet para një organizate kriminale që ka zëvendësuar hetuesinë e Sigurimit të Shtetit.”

Nuk pret surpriza për ndonjë dorëheqje të mundshme nga gjyqtarja Irena Gjoka, të cilën e ka shkarkuar gjatë kohës kur ishte president, shkresë të cilën tha se ia vunë mbi tavolinë edhe avokatët e tij gjatë seancës gjyqësore.

“Avoketërit e mi sot kanë dorëzuar dokumentin, vendimin me të cilin, ish-kryetari i KLD Sali Berisha, si President Republike ka shkarkuar gjykatësen dhe i ka kërkuar asaj të japë dorëheqjen.”

Pavarësisht nga vendimet e gjyqësorit në vend, betejën ligjore thotë se do ta vijojë deri në Strasburg.

“Padiskutim që unë do i drejtohem.”

Në një tjetër takim me të rinjtë demokratë, këta të fundit, Berisha i ftoi që të ngrihen kundër diktaturës që sipas tij ka instaluar në vend Kryeministri Rama.

“O sot o kurrë, Shqipëria pret heronj dhe ajo i pret nga ju.”

Të mërkurën, Sali Berisha ka thirrur protestën e radhës përpara Gjykatës së Lartë, teksa togat e zeza pritet të marrin në shqyrtim rekursin e bërë nga demokratët lidhur me logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article