Berisha: SPAK në shërbim të Ramës. Nuk shkoj në prokurori, masa anti-kushtetuese

11 months ago 32
15:44 15/11/2023

Shkresën e dërguar nga GJKKO në Kuvend ndaj tij, Sali Berisha e cilësoi dacibao të drejtësisë, duke akuzuar gjyqtaren Irena Gjoka se është vënë në shërbim politik të Kryeministrit Rama.

“Ta harrojë kush se unë do e pranoj. Asaj zonjës i them ki grimcën e integritetit, se ajo ka zero integritet personal, por në emër të detyrimit ligjor, të deklarojë a është shkarkuar apo jo nga Sali Berisha në vitin 1996, për shkelje të rëndë ligji dhe korrupsion”.

Prerazi tha se të hënën nuk do të shkojë në SPAK, duke e sfiduar gjyqtaren Irena Gjoka.

Të sillet në Kuvend kërkesa për detyrimin i tim për t’u paraqitur dhe heqja e të drejtës për të dalë jashtë shtetit, dhe unë do votoj vetë për to. Se ka gjykatës që s’kanë as ligj as moral në rrafshin profesional, unë nuk mund të shkel as Kushteutën dhe as ligjet e vendit. Kjo nuk synon Sali Berishën, por synon gjëmën për çdo shqiptar”.

Ripërsëriti se procesi i nisur ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit është politik, teksa tha se vendimi i ndryshimit të destinacionit të një pjese të territorit të klubit ish-Partizani nga Rama është 100 përqind i kundërligjshëm.

Kryeministrin e akuzoi se ka mashtruar për ndryshimet e bëra në ligjin e sporteve sipas të cilit nuk lejonte ndërtimet në terrenet sportive.

“Edi Rama me datën 10 Qershor të vitit 2006, e ka bërë kur nuk kishte asnjë privatizim aty, kur ato objekte ishin krejtësisht shtetërore. Për pjesën tjetër, ia kishte vënë syrin ose e paguanin, mori një studio zvicerane, UrboPlan dhe ajo bëri masterplanin e kësaj zone. Çfarë bëri ligji? Ligji tha se privatizohen ato që kanë pronarë, te pronarët. Por pronari duhet të ruajë destinacionin. Ky është ndryshimi i vërtetë që do të luajë duart si Pilati, Edi Rama, i cili për mua, me 99 përqind, e ka bërë ndryshimin për një valixhe me euro”.

I hapur u shpreh për një rihetim lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, teksa tha se vendimi i Strasburgut u firmos nga kushëriri i kryeministrit, Dorian Pavli.

“Jam 100 përqind dakord për hetim dhe rihetim të çdo procesi. ky proces, në masën 80 përqind është hetuar pasi Sali Berisha ka ikur nga pushteti. Dhe është hetuar nga Ina Rama, një militante e verbër e PS. Keqardhja ime është se në atë vendim, ndodhet firma e Dorian Pavlit, kushëririt të Edi Ramës”.

Ish-Kryeministri Berisha i pyetur nga mediat nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit në Gjykatën e Strasburgut edhe të çështjes për ish-kompleksin Partizani.

Tv Klan


Read Entire Article