Berisha: SPAK-u amnistoi Veliajn për inceneratorin e Tiranës

10 months ago 21
15:37 09/12/2023

“Kryebashkiaku të japë dorëheqjen, ndryshe do e hetojë populli”

Sali Berisha doli përpara mediave edhe këtë të shtunë për të akuzuar Strukturën e Posaçme Antikorrupsion se duke arrestuar vetëm drejtorët e Bashkisë së Tiranës që firmosën për të ndihmuar kompaninë e Mërtirit dhe Zotos të merrte koncesionin e inceneratorit të kryeqytetit, po amnistojnë kryebashkiakun Veliaj.

“Nuk ka amnisti më kriminale se sa kjo. Të kapësh Tushen, është si të akuzosh faturinon në vend të shoferit për aksidentin që ka bërë.”

Berisha këmbëngul se i gjithë aparati qeveritar ka vepruar si një organizatë kriminale, por SPAK nuk e cilëson të tillë në aktakuzën e tij pasi në këtë mënyrë, përgjegjësia penale prek, thotë ai, kokat e vërteta të këtij krimi shtetëror me fatura miliona eurosh që zhvaten nga buxheti i shtetit.

“Grupi i strukturuar kriminal del me kokë Ed Rama. Del Erion Veliaj pas tij, del Engjëll Agaçi, del Metani. Ka shkuar dhe bërë mbledhje nëpër ministri për të imponuar strategjinë e Edi Ramës për vjedhje.”

Belind Këlliçi, i cili dhe fushatën e tij përballë Veliajt e mbështeti tek denoncimet për këtë çështje, renditi shkeljet e kryebashkiakut.

“SPAK ende nuk arrin që të shohë firmën e Erion Veliajt që në fakt ka ndërruar të gjithë fatin e koncesionit të inceneratorit të Tiranës.”

Kryedemokrati kërkon dorëheqjen e Veliajt, pasi në të kundërt, ai përbetohet se do të jenë qytetarët që do të bëjnë hetimin e tij.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article