Sali Berisha në konferencën për shtyp ka sulmuar dy prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Arben Kraja, që sipas tij kanë fshehur akte shumë të rëndësishme në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
“Arben Kraja ish hetuesi i sigurimit të shtetit ka dënuar në vitin 1990-të një të ri në Shkodër për fajin e vetëm se nuk pranonte moralin komunist. Kraja qëndron në Prokurorinë e Shtetit në kundërshtim flagrant me ligjin aktual të prokurorisë dhe Kushtetës. Se cili është integriteti i tij për të qenë gjyqtar është kjo dëshmi. Kraja është një person i papërgjegjshëm nuk duhet të merret kurrë me dosjen Veliaj, sepse nipi dhe mbesa e tij janë bashkëpunëtor më të afërt të Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Prokurori tjetër Prençi një mik i njohur i McGonigal nuk mund të hetonte kurrë po të kishte minimumin e ndërgjegjes së zyrtarit, pasi lidhjet e tij me Zoton të strukturuara nuk lejon hetimin e aferës së shekullit nga Premçi, pra janë këta të dy persona të cilët kanë injoruar çdo dokument në lidhje me Inceneratorin e Tiranës”, tha Berisha
Ndërsa Belind Këlliçi tha se, ne nuk kemi aspak si qëllim ta anatemojmë figurat e prokurorëve por faktet janë kokëforte dhe flasin ndryshe.
Top Channel