Berisha: Tani ne fillojmë stinën e protestave

10 months ago 24
13:33 15/12/2023

“Tani ne fillojmë stinën e protestave”, kështu është shprehur kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për gazetarët. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati ka deklaruar se protestat që do të fillojnë të hënën, do të pasohen nga të tjera, të cilat i cilëson “zinxhir”.

“Do të ketë një zinxhir protestash. Tani ne fillojmë stinën e protestave. Projekti modifikohet dhe fillohet me protesta, madje dhe sporadike me qëllimin më madhor që të shkohet drejt organizimeve më të fuqishme. Besoj se çdo njeri që kundërshton Edi Ramën është në këto protesta”, shprehet Berisha.

Kryetari i PD-së, Berisha ka deklaruar se kjo protestë nuk është për të, por për të gjithë Shqipërinë pasi sipas tij, kjo që po ndodh në vend është vendosje e diktaturës së bandave.

Kjo është një protestë vetëm për Shqipërinë. Kemi një dallim shumë të madh me disa arsyetime të sotme. Për ata të cilët njohin totalitarizmin dhe diktaturat, kjo që ndodh në Shqipëri është në mënyrë absolute vendosje e diktaturës së bandave, por ka të tjerë, të cilët nuk mendojnë kështu sepse shohin që parlamenti ka disa forca politike, shohin që njerëzit lëvizin lirshëm, por çfarë është kjo? Diktatura e bandave nuk është kurrë diktaturë me burgje dhe kampe përqëndrimi, nuk është kurrë diktaturë me izolim. Narko-diktatura është diktaturë sepse njësoj si në diktaturën ideologjike, të gjitha pushtetet përqëndrohen në dorën e një njeriu”, shprehet Berisha.

Sjellim në vëmendje se më datë 18 Dhjetor, në ditën e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, PD-ja do të dalë në protestë në orën 11:30 para Kryesisë së Kuvendit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article