Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ditën e enjte do të jetë kudo, në sallë të Kuvendit dhe në protest me qytetarët.
Përmes një deklarate për shtyp, Berisha e konsideroi protestën e së hënës para kryesisë së Kuvendit një protestë të shkëlqyer.
“Protesta e kryesisë së Kuvendit ishte një protestë e shkëlqyer. Ta them unë, se pakkush mund të ketë një arkivë më të pasur se kam unë. Për rrethanat që u thirr, ajo ishte një protestë e shkëlqyer.
Kjo tjetra, ka një gjë, se duhet të kuptohemi. Kompleksiteti rrethanave, vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë në protestë dhe ne e kemi shumë të qartë këtë punë.
Për ne e rëndësishme është që nisëm tani protestat për të mos i ndaluar më gjer ditën e fitores mbi narkoregjimin e Edi Ramës. Kjo ka rëndësi. Ku do jem unë atë ditë? Kudo do jem unë. Pantotenik. Në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe kudo. Në betejë, betejë pa kthim…”- tha Berisha.
Top Channel