Berisha: Të marrim në dorë fatin e vendit

7 months ago 10
20:02 29/02/2024

“Shqipëria, Ugandë me lider të opozitës të arrestuar”

Në fjalën e mbajtur në protestës e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha para mbështetësve të tij se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e vendit.

Ai akuzoi Ramën se e ka kthyer Shqipërinë në një Ugandë të Ballkanit, ku lideri i partisë kryesore të opozitës është i arrestuar dhe opozitës i mohohet e drejta e fjalës në Parlament.

Duke iu referuar samitit të dytë kushtuar Ballkanit Perëndimor, Berisha theksoi se Brukseli akordoi fonde 6 miliardë euro, por ato sipas tij, janë mollë e ndaluar për Shqipërinë, për shkak se qeveria ka dëshmuar se ka abuzuar me financimet e dhëna nga Bashkimi Europian.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article