Berisha të mërkurën në SPAK, do të firmosë mbylljen zyrtare të hetimeve

1 month ago 25

Kryetari i PD Sali Berisha të mërkurën pritet që të paraqitet në SPAK.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanëeb se Berisha është thirrur për të firmosur mbylljen zyrtare të hetimeve.

Së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi, dyshohet në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article