Berisha: Të ngrihemi si në vitet ‘90 për rrëzimin e diktaturës

11 months ago 27
23:49 13/11/2023

“Rama largon shqiptarët dhe sjell refugjatët”

Kavaja ishte ndalesa e radhës e ish-kryeministrit Sali Berisha ku ai bëri thirrje qytetarëve të ngrihen si në vitet ’90, për rrëzimin e diktaturës. Kjo kërkesë sipas liderit demokrat vjen në një moment kur vendi ynë është në situatë tepër të vështirë.

Berisha u ndal tek marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e refugjatëve, që sipas tij vjen në një kohë kur nga vendi ynë janë larguar 1.1 milionë shqiptarë.

Duke e cilësuar aksionin opozitar në parlament si një betejë epike, Berisha tha se nuk ka ndërmend të ndalet. Kreu demokrat iu kthye sërish procesit penal të hapur ndaj tij, ku tha se në 3 vite hetime SPAK nuk gjeti asnjë shkelje ligjore.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article