Berisha: Të sillet në Parlament kërkesa për masën e sigurisë ndaj meje dhe do ta votoj

11 months ago 25
13:45 15/11/2023

Ish-Kryeministri dhe kryetari i PD Sali Berisha e konsideron të paligjshëm masën e sigurisë ndaj tij për detyrim paraqitje dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Në një konferencë me gazetarët nga selia blu ditën e sotme, Berisha kërkoi që kërkesa për masë sigurie të shkojë në Parlament dhe se do ta votojë vetë në Kuvend

“Të sillet në Kuvend kërkesa për detyrimin i tim për t’u paraqitur dhe heqja e të drejtës për të dalë jashtë shtetit, dhe unë do votoj vetë për to. Se ka gjykatës që s’kanë as ligj as moral në rrafshin profesional, unë nuk mund të shkel as Kushteutën dhe as ligjet e vendit. Kjo nuk synon Sali Berishën, por synon gjëmën për çdo shqiptar”, u shpreh ish-Kryeministri Berisha.

Sot u publikua në media kërkesa që GJKKO i kishte dërguar Kuvendit për marrjen në pyetje të Sali Berishës, kërkesë që u protokollua nga administrata e Kuvendit më 14 Nëntor. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article