Berisha thirrje deputetëve socialistë: Të mos bëhen provokatorë, të respektojnë protestën tonë

11 months ago 12
14:35 31/10/2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se deputetët e opozitës do të vazhdojnë protestën në Parlament.

Në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha ka deklaruar se dënon çdo provokim që bëhet në momentin kur ata janë në protestë në Parlament, teksa ju ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të respektojnë protestën e tyre.

Për kryeministrin e vendit, Edi Rama, kryedemokrati Berisha thotë se sipas tij, ai ka marrë vendim që të mbyllë Parlamentin teksa shton se ata nuk e pranojnë një praktikë të tillë.

Sali Berisha: U diskutua gjerësisht se si ti përgjigjemi dhëmbë për dhëmb, përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave Kushtetuese të deputetëve në parlament. Së pari, dënon çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në parlament. Unë ju kërkoj deputetëve socialistë mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese të deputetit, minimumi është të respektoni protestën. Të mos ndodhë si dje, ne protestonim dhe ata merrnin fjalën se si e si, të zhurmonin protestën tonë. Kjo situatë i turpëron ata. Ne po protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën e parlamentit dhe pluralizmit. Kjo është thirrja ime për ta. Përgjigja, ju do ta ndiqni sepse asgjë sekret nuk kemi ne, dhe do të jetë publike. Edi Rama, po ua them unë ju, ka zgjedhur taktikë që të mbyllë parlamentin, në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin. Do të ketë një datë në datën 2 Nëntor dhe seancën tjetër e ka vendosur për ta bërë në datën 22. Ne nuk pranojmë asnjë praktikë të tillë, ne vazhdojmë betejën. Ne si parlamentar jemi të betuar që do të rivendosim të drejtat tona Kushtetuese./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article