Berisha: Thjeshtra e parë e Republikës përfituese e papërmbajtur e fondeve publike nëpërmjet tenderave

10 months ago 51
13:11 27/11/2023

Kryedemokrati ka vijuar me konferencën e gazetarëve në atë që e ka quajtur “gjyqi publik i Edi Ramës”. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Berisha i është referuar deklaratës së kryeministrit Rama se asnjë anëtar i familjes së tij nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, duke e quajtur mashtrues publik.

Berisha ka thënë se vajza e familjes Rama, sipas tij, është përfituese e papërmbajtur e fondeve publike nëpërmjet tenderave me këto dy kompani që bashkëpunon.

Sali Berisha: Siç e ndoqët, ndofta Edi Rama në daljen e fundit të tij publike ku dridhej, zë, sy dhe trup, bëri gjiithçka për apologjinë e krimeve të tij.  Ai në mënyrën më të papërgjegjshme, mohoi, akuzat të cilat nuk janë deklaratë politike, por janë fakte të bazuara në dokumente zyrtare, me firmë dhe vulë.  Një nga këto mohime të papërgjegjshme ishte deklarata e tij, se nga familja e tij nuk ka fituar kush kurrë fonde publike. Ndërkohë që regjistrat e shtetit, dokumentet e tij, faktojnë të kundërtën. Faktojnë se vajza e familjes është një përfituese e papërmbajtur e fondeve publike nëpërmjet tenderave ku ajo punon dhe ajo bashkëpunon.  Përgjigja ime është se ky është një mashtrues publik dhe ajo që ky deklaron, përbën një mashtrim publik të dënueshëm ligjërisht, mbasi dokumente zyrtare faktojnë se thjeshtra e parë e Republikës ka përfituar në mënyrë të përsëritur nëpërmjet jo një, por disa kompanive në tendera publikë. Thjeshtra e parë e vendit, vajza e familjes Rama, ka përfituar nëpërmjet kompanive ‘51N4E’ një studio belge në të cilën ka qenë e punësuar Rea Xhillari. Kjo studio ka degën e vet në Shqipëri dhe ka në punë njëlloj si Rea-n, Genti Agollin, presidentin në letra të kompanisë ‘I Riu’. Po kështu studio tjetër ‘Xaveri’ është e lidhur me kompanie ‘51N4E’ dhe të lidhjen ka Cazanova Hernanez me thjeshtrën e Republikës.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka thënë se kompania ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera, sipas tij, të lidhura me atë që e quan “thjeshtra e parë të Republikës” kanë fituar 2.9 miliardë Lekë tendera.

Sali Berisha: Cila është pra e vërteta? Edi Rama u betua para shqiptarëve me skemën identike të hajdutit që hipën në shpinën e bashkëhajdutit, dhe shkon në kopshtin e tjetrit, vjedh ato që vjedh dhe del e zotohet se me këmbët e mia nuk kam shkelur në kopshtin tënd. Kjo është ngjarje reale dhe unë e thjeshtova, me personazhe reale. Edhe Edi Rama thotë se asnjë nga familja ime nuk ka fituar ndonjëherë fonde publike.  E vërteta është se kompani ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera të lidhura direkt me thjeshtrën e parë kanë fituar 2.9 miliardë lekë tendera. Duke filluar nga sheshi Skënderbej, duke përfunduar tek ndërtesa e Bashkisë Tiranë, muzeu Kombëtar, Sheshi i Flamurit, Lungomare dhe dhjetëra e tendera të tjerë. Kanë shkatërruar tërësisht tregun e kompanive. Asnjë kompani tjetër nuk mund të konkurrojë me kompaninë që ka për flamur thjeshtrën e parë të republikës dhe ‘I riu’. ‘I riu’ i lidhur me kompaninë direkt të thjeshtrës./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article