Besnik Tahiri e akuzoi Kurtin se po e mban pozitën për xhipat e zi, profesori nga Amerika i reagon ashpër: Ata që sot janë milionera…

4 months ago 14

Politika

Nga: H.O. Më: 3 qershor 2024 Në ora: 20:16

Profesori dhe veprimtari nga Amerika, Binak Maxharraj, në një prononcim për ‘Bota sot’, ka komentuar deklaratën e shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Derisa ky i fundit, thekson se kryeministri Kurti nuk jep dorëheqje sepse nuk mund të heqë dorë nga privilegjet e nga xhipat e zi, profesor Maxharraj thotë se këto priviliegje ishin të kryeministrave milionera.

“Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministrit Kurti nuk jep dorëheqje sepse nuk mund të heqë dorë nga privilegjet e nga xhipat e zi. Besnik Tahiri sikur paska harruar se privilegjet e të gjithë kryeministrave para Kurtit ishin keqpërdorimet dhe hajnia. Të gjithë ata sot janë milionera”, thekson ai.

Ndërkaq, vazhdon duke thënë se Kurti me dallim nga ata, po punon për shtet e jo për pushtet, është kryeministri me i varfër në periudhën e pasluftës, bile as shtëpi nuk ka, kurse kryeministrat para tij kanë jo shtëpia, por pallate.

Image

Binak Maxharraj

“Sigurisht se Besnik Tahiri paska harruar se çfarë kerrresh kanë përdorë kryeministrat para Kurtit. Por kjo dihet se ata të gjithë kanë përdor e keqpërdor xhipat e zi futa zyrtarisht, por edhe në ndeja e ahengje. Kurse për Kurtin xhipat na qenkan privilexhe të panjevojshëm për Kurtin”, vlerëson Maxharraj.

“Mos vallë Besnik Tahiri qenka deshtë që kryeministri Kurti për nevoja zyrtare të perdorë kerrin e Shaban Arushës”, thotë Maxharraj.

comment

Read Entire Article