Besoni apo jo – Kylian Mbappe nuk arriti të shënojë me portën e zbrazët

10 months ago 11

Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe nuk arriti të shënonte ndaj Borussia Dortmundit edhe pse ishte në një pozicion fantastik.

Zhvillohej minuta e 17-të e ndeshjes dhe Lucas Hernandez me një pasim të bukur gjeti një nga lojtarët më të mirë në botë, i cili doli i vetëm me portierin e Borussia Dortmundit, Gregor Kobel.

Ai arriti ta kalonte  dhe më pas gjuajti në portën e zbrazët, por Niklas Sule bëri një pritje të shkëlqyer dhe shpëtoi një gol të sigurt për ekipin mysafir.

WHAT A GOAL LINE CLEARANCE

Mbappe so close….

pic.twitter.com/cjUxpNLYc9

— Janty (@CFC_Janty) December 13, 2023

Francezi nuk mund tu besonte syve se çfarë rasti të mirë humbi.

Milionerët e kanë siguruar tashmë kualifikimin, ndërsa francezët janë në kërkim të fazës tjetër. /Telegrafi/

Read Entire Article