“Beteja parlamentare”, Berisha: Çdo skenar do ta shifni sot në seancë plenare

11 months ago 15
09:19 02/11/2023

Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se ditën e sotme, qytetarët do të shohin çdo skenar të asaj që ai e quan “betejë parlamentare”.

Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediat, në oborrin e Kuvendit, kryetari i PD-së Berisha thotë se Parlamenti nuk funksionon i rrethuar me njësi speciale duke iu referuar forcave të shumta që e rrethojnë atë pas paralajmërimit të opozitës se sot nuk do të zhvillohet një seancë plenare normale.

Sali Berisha: Opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë që kryetarin e saj ta caktojë Edi Rama. Kjo nuk mund të ndodhë. Çdo skenar, ju do të shifni sot. Sot do të jetë një ditë, ja si është i rrethuar në të gjithë anët. Po përgatiten që të drekojnë këtu këto. Edhe greva e urisë do të vijë. Do të përzgjidhet dhe ju do ta merrnui vesh ndër të parët. Ne besojmë se Parlamenti nuk funksionon i rrethuar me njësi sepciale dhe të tjera./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article