“Beteja vazhdon në të gjitha planet”, Berisha nuk përjashton mundësinë për protesta

11 months ago 33
14:06 24/10/2023

Në konferencën e sotme me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me mohimin absolut të akuzave që SPAK ka ngritur ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit, lidhur me aferën e privatizimit të ish-klubit “Partizani”.


Teksa akuzon kryeministrin aktual për fshehje e manipulim dokumentash, ai nuk përjashton mundësinë për protesta nga ana e PD-së.

As një gjë s’është jashtë tavolinës, të gjitha janë në tryezë. Ne sic e shihni kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik, kur Edi Rama me dy skapistë dhe një tjetër vënë në tryezë reformat e suksesshme sepse ajo ekonomi për dijeninë tuaj, ka pas një rritje 8.3%. Çdo akt, u them atyre që kapin penën e shpifin, vetëm sa baltosni moralin tuaj, sepse një gazetar është i detyruar të paraqesë dy variantet. Të dy palët. Krijojnë narrative nga më primitivet, ky djalosh me 113 m2 doli me 5.2 mln euro. Gjithcka e bazuar në shpifje, në turpine fshehjes së dokumentave, e bazuar në manipulimin e dokumentave. Se një djalosh tjetër në të njëjtat kushte mund të vidhte të paktën 20% më shumë, por ky zgjodhi pikërisht atë rrugë“, tha Berisha.

“Beteja vazhdon në të gjitha planet”, theksoi më tej ish-kryeministri./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article