Betim Fazliji shpëton St. Gallenin nga humbja

11 months ago 21
Reklamë

Betim Fazliji e ka shpëtuar nga Humbja St. Gallenin në përballjen me Grasshoppers në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Zvicrës.

Pas 25 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Tsiy William Ndenge, që ishte edhe i vetmi në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi me një iniciative më të madhe nga mysafirët, që kërkuan golin e barazimit.

⚽️ Betim Fazliji schiesst den Ausgleich! 😍 Nach einem schönen Zuspiel von Julian von Moos erwischt unsere Nummer 23 den GC-Goalie "contre-pied" und schiebt den Ball überlegt ins Netz. #GCFCSG pic.twitter.com/0isEqrfT9y

— FC St.Gallen 1879 GRÜEWISS IM HERZ (@FCSG_1879) September 23, 2023

Atë e arritën në minutën e 72-të, kur Fazliji u asistua prej Von Moos për rezultatin 1-1.

Ky gol i mesfushorit të Kosovës doli të jetë vendimtar për St. Gallen që të fitojë një pikë në fund.

Ky ishte goli i parë për Fazlijin në këtë fillim sezon, ndërsa St. Gallen ka 21 pikë, një më pak se lideri Zurichu. /Telegrafi/

Read Entire Article