Biden i afrohet ndryshimit të pozicionit, për të lejuar ukrainasit të synojnë objektivat në Rusi me armë amerikane

3 months ago 16
Reklamë

Presidenti amerikan Joe Biden po i afrohet një ndryshimi të pozicionit, për të autorizuar Ukrainën të godasë territorin rus me armatim amerikan, shkruan New York Times.

Në artikull thuhet se pas muajsh thirrjesh nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të hequr kufizimet, Shtëpia e Bardhë ka filluar një rivlerësim zyrtar – nëse ia vlen të merret një rrezik i tillë.

Disa nga këshilltarët e Bidenit thonë se e shqyrtojnë pashmangshëm një ndryshim në pozicionin e tij, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ëse presidenti amerikan ndryshon qëndrimin e tij, leja për të goditur Rusinë do të lidhet me kufizime të rrepta në përdorimin e armëve amerikane të ofruara për ukrainasit.

NYT sugjeron që sulmet me armët e prodhuara nga SHBA, do të kufizohen në objektiva ushtarake brenda kufijve të Rusisë, nga ku forcat pushtuese sulmojnë Ukrainën.

Thuhet gjithashtu se Biden ka të ngjarë të mbajë një ndalim të përdorimit të armëve amerikane për sulme thellë në territorin rus ose kundër infrastrukturës kritike.

Zyrtarët amerikanë, duke folur në mënyrë anonime, thonë se nëse Biden ndryshon qëndrimin e tij, ai nuk ka gjasa ta shpallë atë.

Në vend të kësaj, predha dhe raketa artilerie amerikane “sapo do të fillojnë të bien në caqet ushtarake ruse”. /Telegrafi/

Read Entire Article