Biden: Nuk do të rikandidoja nëse nuk do të ishte Trump

10 months ago 14
12:25 06/12/2023

“Nuk mund ta lemë të fitojë, përbën kërcënim për vendin”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me shumë gjasa nuk do të rikandidonte për një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm nëse përballë nuk do të ishte ish-presidenti Donald Trump.

Këtë e ka pohuar vetë Biden, i cili tha se ai mund të kishte anashkaluar një ofertë për rizgjedhje nëse nuk do të përballej me Donald Trump, duke shtuar se ai përbën një kërcënim unik për vendin.

“Nëse Trump nuk do të kandidonte, nuk jam i sigurt nëse edhe unë do të kandidoja. Por nuk mund ta lëmë të fitojë”.

Reagimi i Biden vjen pasi edhe votuesit e vendosur demokratë kanë shprehur shqetësime për moshën e Presidentit, i cili muajin e kaluar mbushi 81 vjeç.

Trump, duke kërkuar një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë ka folur shpesh për “hakmarrje” ndaj kundërshtarëve politikë nëse ai fiton përsëri pushtetin, por në një intervistë televizive të martën ai mohoi që të bëhet një diktator përveçse ditën e parë të rimarrjes së pushtetit.

Dhe për këtë iu referua vetëm mbylljes së kufirit jugor me Meksikën dhe zgjerimit të shpimeve të naftës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article