Bie numri i martesave në Korçë, sociologët: Faktorët kryesor pasiguria për kushtet e jetës, papunësia dhe emigracioni

8 months ago 20

KORCE

Të rinjtë nuk kanë në plan të parë martesën, por karrierën dhe elementë të tjerë të suksesit profesional. Në Korçë numri i martesave ka pësuar rënie ndër vite.

Nga 322 martesa që u lidhën ne 2019, vitin që lamë pas u regjistruan 256 martesa. Të rinjtë i japin më shumë përparësi bashkëjetesës ndërsa për sociologet faktorët që kanë ndikuar në uljen e martesave janë pasiguria për kushtet e jetës, papunësia dhe emigracioni.

Personat në moshë nuk pajtohen lehtë bashkëjetesën mes të rinjve por pranojnë se martesa në kohët që jetojmë është e vështirë, pasi siguria për të ardhmen është e ulët.

Përveç rënies të numrit të martesave ne Korçe, ka pasur edhe rritje të numrit të divorceve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article