Bie vlera e Neymar, kartoni i futbollistit kap shifrën më të ulët

10 months ago 38
23:45 19/12/2023

Në Ligën Profesioniste Saudite, futbollisti më me vlerë është Neymar. Braziliani ka një vlerë prej 45 milionë eurosh, 15 milionë euro më pak se sa kur nënshkroi verën e kaluar me klubin e Al Hilal. Por kjo shifër është gjithahtu më e ulët se sa kur ai u largua nga klubi brazilian i Santosit, raporton gazeta sportive spanjolle “AS”.

Dëmtimi që ylli brazilian ka pësuar, që e mban jashtë fushe mendohet se është shkak për këtë rënie të vlerës së kartonti të tij.

Por edhe futbollistë të tjerë si Mané, Firmino, Milinkovic-Savic, Fabinho, Carrasco dhe Firmino pas transferimit të tyre në Ligën Profesioniste Saudite kanë pësuar rënie të vlerës së tyre. Dy ish-lojtarët e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Benzema, vlerësohen nga 15 mln euro, aq sa edhe ishin kur u transferuar më herët.

Edhe lojtarët e rinj, si Gabri Veiga dhe Aimerik Laporte vazhdojnë të ruajnë vlerën e tyre. Arabia Saudite ka bërë investime të mëdha për të rritur vlerën e kampionatit në botë.

Në përfundim të merkatos së fundit, nga numri i madh i lojtarëve të afruar, kampionati vlerësohej 1.18 milardë euro sipas Transfermarkt.Por pas tre muajve, kjo shifër ka rënë me 16% dhe tani qëndron në 990 milionë euro.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article