Bilanc tragjik, mbi 1200 viktima nga sulmet izraelite në Gaza

11 months ago 20
Reklamë

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës nga bombardimet izraelite gjatë gjashtë ditëve të fundit ka shkuar në 1,200 të vdekur dhe rreth 5,600 të plagosur.

Të paktën 51 persona humbën jetën dhe 281 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të kryera mbrëmjen e djeshme. Sulmet goditën Gazën, Jabaliya, Sabra, Al Zaytoun, Al Nafaq, Tal Al Hawa dhe Khan Younis.

Punonjësit e urgjencës në Gaza kanë nxjerrë trupat e 18 personave nga rrënojat e dy shtëpive të shkatërruara në Khan Younis në jug të Gazës. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa mes viktimave janë edhe nëntë fëmijë.

Spitalet në të gjithë Gazën po përballen tashmë me një mbi-kapacitet për shkak të viktimave në rritje.

OKB ka deklaruar se 338,934 palestinezë janë zhvendosur në Gaza, ndërsa sulmet shkatërruese të bombardimeve të Izraelit vazhduan gjatë natës. Për ish-shefin e Human Rights Watch, Kenneth Roth “sulmi i padiskutueshëm dhe joproporcional ndaj civilëve palestinezë mund të përbëjë një krim lufte”.

Izraeli “po kryen një sulm në shkallë të gjerë” në objektivat e Hamasit në Gaza, thanë forcat e mbrojtjes izraelite të enjten herët, ndërsa konflikti hyn në ditën e gjashtë.

Hamasi po mban rreth 150 pengje në Gaza, ku kriza humanitare po përhapet me shpejtësi. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje që furnizimet për shpëtimin e jetës, si ushqimi, karburanti dhe uji, duhet të lejohen në Gaza.

Read Entire Article