BimBimma reagon ndaj raportimeve për ligjin e ri të shëndetit riprodhues: Fara e jetës vjen nga mashkulli, jo nga laboratori

9 months ago 11

Reperi i njohur shqiptar BimBimma, ka shprehur së fundmi një reagim të tij në rrjetin social Facebook.

Më saktësisht ai ka reaguar mbi një status të gazetares Zana Avdiu, ku theksohej se në ligjin e ri për shëndet ripordhues, parashihet të inkuadrohet fertilizimi i asistuar (IVF) për gratë mbi 18 vjet, me mundësinë për të bërë fëmijë pa pasur nevojë për një bashkëshort.

E me këtë duket se nuk po pajtohet interpretuesi i hitit “Zani i skamjes”, i cili ka shkruar një ideologji e tillë nuk qëndron dhe është kundër parimeve të natyrës.

BimBimma (Foto: BimBimma/Instagram)

Ky është statusi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Oh kuku nonë*  inflluencerja!
Fara e jetes vjen prej mashkulli (burri), jo prej laboratori! Faren e jetes e man’ (mbanë) femna (gruaja), jo mitra e pllastikes me
kablla t’rrymës!
Ti remzije je nkotradikte me ligjin e natyres, kunder natyres, biologjise (bile bile edhe shkencore)! The last time i checked: na jena krijesa te natyres, krijesa biologjike (jo artificiale)! Pse po e mjegullosë atë që thirret “FAMILJE E SHNOSHË”(apo familje nukleare*) E m’folë ktu vlera?!?
Mashkulli osht – LOGJIKJA edhe FIZIKJA
Femna osht – EMOCIONALJA edhe SHPIRTNORJA
Per krijimin e nje jete te re duhet kombinimi i te katertave: FIZIKES, LOGJIKES, EMOCIONALES dhe SHPIRTERORES!
MOS E DEGRADO FEMNEN, NATYREN, NJERIUN!
ÇU!! 
______________________________________
*nëna – personi apo qenja me e dashur e nje njeriu (vlenë per dy gjinitë) e sidomos per mu personalisht!
Nëna është grua!
Mflet ti mu per grâ?
*Familja nukleare – familja bërthamore, në sociologji dhe antropologji, nënkupton një grup njerëzish që janë të bashkuar nga lidhjet e partneritetit dhe prindërimit dhe që përbëhet nga një palë të rriturish dhe fëmijët e tyre
Se duhet me ta vizatu”, ka shkruar BimBimma. /Telegrafi/

Read Entire Article