“Bislimi kandidat sfidues për Abdixhikun!”/ Analisti flet për pritshmërit nga Kuvendi i LDK-së

11 months ago 30

Politika

Nga: A.SH Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 19:26

Foto arkiv

Lidhja Demokratike pritet që nesër do të mbajë Kuvendin e dhjetë zgjedhor për zgjedhjen e organeve të reja udhëheqëse të partisë.

Deri tani Lumir Abdixhiku dhe Faton Bislimi janë kandidatët e vetëm që do të përballen brenda këtij Kuvendi.

Analisti Nexhat Harizi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nga këto zgjedhje do të shohim nëse LDK paraqet alternativë politike për pushtet.

“Tani pritshmërit që mund të jenë nga Kuvendi i dhjetë zgjedhor i LDK-së do të varet shumë nga strukturat e reja që do të dalin nga ky kuvend dhe ekspozes që do t’i bëhet programit të tyre politik "Rruga e re", dhe vetëm atëherë mund të flasin nëse LDK-ja paraqet alternativë politike dhe qeverisëse ndaj partisë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që do të mbahen ato”, thotë ai.

Derisa, për kandidaturat e paraqitura me theks të veçantë atë të ish-deputetit Faton Bislimit, Haziri thotë se nuk paraqet kandidaturë sfiduese për Abdixhikun.

“Sa i përket kandidaturave për kryetar të LDK-së, ajo që dihet deri më tani është se do të jetë kryetari aktual z. Abdixhiku që sipas të gjitha gjasave do të jetë i pa sfiduar në këtë farë, edhe pse ditëve të fundit kemi një paralajmërim për kandidat për kryetar të LDK-së nga ish-deputeti dhe i dorëhequri nga kryesia e LDK-së, z. Faton Bislimi, por që e kam thënë edhe më parë se nuk paraqet një kandidatur sfiduese për z. Abdixhiku. Dhe krejt në fund, periudha e paszgjedhur në LDK, do të shpërfaq realitetin nëse vërtet kjo parti ka bërë reforma të brendshme politike dhe organizative, apo thjesht kanë qenë improvizime përmes së cilave z. Abdixhiku ka përforcuar pozicionin e tij në këtë proces zgjedhor brenda LDK-së”, përfundon ai.

comment

Read Entire Article