Biznesmenët evropianë, në gjyq në Suedi për krime lufte gjatë eksplorimeve të naftës në Sudan (fotot)

1 year ago 18
Reklamë

Dy ish-drejtues të një kompanie suedeze nafte kanë dalë dje në gjyq në Stokholm të akuzuar si bashkëpunëtorë në krime makabre lufte të kryera për llogari të tyre nga regjimi brutal i Sudanit mes viteve 1999 dhe 2003.

Suedezi Ian Lundin dhe zvicerjani Alex Schneiter akuzohen se i kanë kërkuar qeverisë së Sudanit të ketë në gatishmëri ushtrinë për sigurinë në një prej fushave të naftës së grupit Lundin Oil, çka më vonë ka kryer bombardime ajrore e vrasje të civilëve, duke djegur fshatra të tëra në vendndodhjen në fjalë, sipas prokurorëve.

Lundin drejton kompaninë e familjes së tij Lundin Oil, tashmë e njohur me emrin e ri Orron Energy, në vitet 1998-2002, ndërsa Schneiter ishte asokohe zv. president.

Dyshja i mohon akuzat.

Gjyqi pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë në historinë e Suedisë, pas një pune 13 vjeçare kërkimore që ka akumuluar një hetim prej 80,000-faqesh, ndërsa mbyllja e argumenteve parashikohet për në 2026.

Të dyshuarit përballem me akuza e bashkëpunimin në krime kundër njerëzimit në vitin 2016, të kryera gjatë regjimit të Omar al-Bashir në Sudan.

Pas zbulimit të naftës nga Lundin Oil në vitin 1999 në jug të Sudanit, ushtria dhe militantë vendas kryen një operacion të dhunshëm në zonë për të krijuar kushtet e eksplorimit të naftës nga Lundin Oil.

Prokurori publik Henrik Attorps tha për rastin: “Hetimet tregojnë se ushtria e milicia ka sulmuar rregullisht civilët me sulme pa diskriminim për t’i intimiduar”.

Këto përfshinin “bombardime nga avionët e transportit, vrasje të civilëve nga helikopteri, pengmarrje e grabitje, si dhe djegie të fshatrave e të mbjellave të tyre”.

Prokurorët argumentonë se të akuzuarit janë përgjegjës pasi Lundin Oil i kërkoi qeverisë që ushtria të ishte përgjegjëse për sigurinë “për të marrë kontrollin e zonës me forcë”.

Nëse shpallen fajtorë Lundin e Schneiter rrezikojnë burgim të përjetshëm.

Prokuroria ka kërkuar tashmë ndalimin e tyre nga biznesi dhe sekuestrimin e 2.4 miliardë krona ($218 milionë) të Orron Energy, shumë ekuivalente e shitjes së impjanteve të tyre në Sudan në 2003.

Të akuzarit refuzojnë akuzat.

Top Channel

Read Entire Article