Biznesmenia 42 vjeçare burgoset 2 vjet për akuzat e inskenuara të ‘përndjekjes’ ndaj ish-bashkëshortit invalid në Britani (fotot)

1 year ago 33
Reklamë

Një menaxhere ceremonish martesore që dërgonte letra kërcënuese dhe bënte deklarata të rreme ‘përndjekjeje’ ndaj ish-bashkëhsortit të saj, është burgosur sot për dy vjet në Britani.

Gjykata e Lincoln në veri të Britanisë dëgjoi të thuhej se Emma Heys kishte vepruar me ‘dashakeqësi’ duke bërë deklarata të shumta të rreme ndaj ish-partnerit Christopher Heys.

42-vjeçarja kërkonte të siguronte një “urdhër-mbrojtjeje” ndaj ish-bashkëshortit duke e akuzuar në mënyrë të gënjeshtërt për dhunë shtëpiake në disa raste, edhe pse ai kishte probleme fizike dhe paaftësi levizjeje.

Prokurori Neil Sands, tha se Heys ishte në dijeni se shkelja e këtyre ligjeve do të çonte në arrestimin e ish-burrit të saj.

Zoti Heys ishte njohur me gruan e tij të ardhme në Manchester në 2006, dhe më vonë ishte vendosur në Lincoln ku Heys drejtonte biznesin e saj të organizimit të dasmave.

Burri, i cili ka paaftësi fizike levizjeje, përshkruante marrëdhënien e tyre si të paqëndrueshme dhe në Krishtlindje 2018 ishte ndarë nga gruaja e tij, u tha në gjykatë.

Por gruaja kishte kontaktuar me një avokat në 2019 për të aplikuar për urdhrin e mbrojtjes kundër burrit, ku pretendonte se ishte ‘një viktimë’.

Ajo pretendonte se ishte përndjekur nga zoti Heys në Lincoln dhe kishte marrë prej tij një numër letrash abuzive dhe kërcënuese.

Kjo bëri që bashkëshorti Heys, i cili megjithëse kishte paaftësi, u arrestuar tre herë deri në mars 2019, dhe në një prej rasteve u vendos ne furgon policie të veshur me rrjetë hekuri.

Pas arrestimeve zyrtarët nisën të kontrollojnë, dhe zbuluan nga kamerat e sigurisë se ai nuk kishte qenë fare në një prej vendndodhjeve ku gruaja pretendonte se ishte kërcënuar e sulmuar.

Në total, zonja Heys kishte bërë 15 deklarata të rreme në polici.

Prokurori Sands tha në gjykatë: “Viktima kryesore e kësaj çështjeje, Christopher Heys, pësoi njollosjen e emrit të tij dhe trazimin e jetës për disa muaj”.

Sands shtonte se zoti Heys ‘e dinte se nuk kishte bërë asgjë të gabuar, sepse vuante nga probleme me lëvizjen, por gjithsesi u vendos në furgonin e blinduar të policisë për udhëtimin dy-orësh nga Ëigan drejt Lincoln, në veri të Britanisë.

Rrjedhimisht Emma Heys, pranoi tre akuza të ndryshimit të kursit të drejtësisë dhe u burgor për 28 muaj nga gjykatësi.

Ajo nuk kishte dënime të mëparshme.

Duke dhënë dënimin, gjykatësi Eugene Egan i tha Heys se pasojat e veprimeve të saj ishin të konsiderueshme ndaj ish-bashkëhsortit dhe se kishin shpërdoruar burime të konsiderueshme të policisë, që mund të shkonin në ndihmë të viktimave të vërteta të dhunës shtëpiake.

“Ti qëllimisht more urdhrin e mbrojtjes për të provuar gënjeshtrat e tua, por personi i traumatizuar nga gënjeshtrat ishte ish-bashkëshorti yt”, tha ai.

Gjykatësi shtonte për Heys se ishte tërësisht në dorën e saj të ndalonte mjerimin e shkaktuar ndaj ish-bashkëshortit “por ti vazhdove gjithnjë e më shumë e motivuar nga dashakeqësia”.

Top Channel

Read Entire Article