Bledi Mane i drejtohet Kaderit: Grua llafazane, ke parë shumë telenovela turke

9 months ago 10

Është diskutuar në spektakël një përplasje e ashpër e Kader Kicajt me banorët e tjerë.

Ajo tha se ka grumbulluar informacione për ta dhe se në një mënyrë ka dashur të debatojë disa gjëra.

Pas replikave me konkurrentët, një mendim në lidhje me këtë e ka dhënë edhe Bledi Mane.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai i quajti këto debate tejet të ulëta, për të cilat nuk ia vlen as të diskutohet.

Madje në një moment iu drejtua bukuroshes nga Prizreni nëse ka parë shumë telenovela turke, në bazë të asaj që ka thënë.

“A ke parë shumë telenovela turke”, i tha opinionisti, Kaderit.

Ajo më pas tha se ka parë disa, por që nuk vazhdoi më tej të jepte detaje. /Telegrafi/

Read Entire Article