Bledi Mane: Kisha në plan të puthja Ganinë, siç putha Albyn, por nuk u realizua

9 months ago 10

Pas videoklipit të Ganisë dhe pas komentit të Anitës, edhe Bledi kishte diçka për të thënë.

Ai zbulon se çfarë kishte në plan të bënte, nëse Ganiu do të vinte në studio sonte (e premte).

“Po vija nga Tirana në Prishtinë dhe po mendoja, kur të hyjë Ganiu në studio, të qaj si Iliriana, ose ta puth siç putha Albyn, mirëpo asnjë nga planet e mia nuk u realizua, dështoi, kam marrë me vete palomat, por s’qava dot, më shkoi dhe një puthje huq.” – filloi komentin e tij Bledi.

“Prisja të kisha përballë Ganiun, sepse unë personalisht si opinionist, kam qenë avokati më i mirë i GAniut edhe kur e ka tepruar me selljet e tij, edhe kur ka qenë lojtar i fortë.” – u shpreh më tutje Bledi.

Më tutje ai vazhdoi: “Ai e kishte për detyrim të vinte të ballafaqohej me publikun, dhe të fliste hapur se ku ia mbetur qejfi, sepse njerëzit kanë shpenzuar për Ganiun.” /Telegrafi/

Read Entire Article