“Blindohet” pavioni i Patologjisë/ Safet Gjici shtrohet me urgjencë në spital

1 week ago 34
Reklamë

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është detyryar që të lërë ambientet e qelisë ku vuan dënimin, për skandalin seksual me Alma Kaçin dhe të shtrohet në spital. Bëhet me dije se prej rreth një jave Gjici është shtruar në spitalin privat Hygeia në Tiranë.

Burimet gjithashtu theksojnë se Gjici ndodhet në katin e katërt të spitalit në pavionin e Patologjisë. Po ashtu theksohet se familjarë të Gjicit janë parë teksa kanë shkuar për të vizituar ish-kryebashkiakun në spital. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Gjicit, por momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve për 24/7.

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet./ Dosja

Read Entire Article