Blinken mbërrin në Kiev mes sulmeve ruse, “mesazhi” për Moskën!

1 year ago 37
Reklamë

Vetëm pak orë pasi Kievi u shënjestrua nga disa sulme ruse me raketa, në kryeqytetin ukrainas mbërriti sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, për një vizitë dy ditore të pa njoftuar më parë

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka lëshuar asnjë deklaratë lidhur me qëllimin e vizitës së Blinkenit, e cila pason shkarkimin nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të ministrit të Mbrojtjes dhe disa zyrtarë të tjerë në mesin e shqetësimeve për përfshirje në korrupsion lidhur me prokurimin e pajisjeve ushtarake.

Një zyrtar amerikan megjithatë, që preferoi të ruante anonimatin, pohoi për Associated Press dhe CNN se vizita e Blinkenit synon vlerësimin e kundërofensivës tremujore ukrainase dhe sinjalizon vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kievin.

Kryediplomati i SHBA-së po ashtu do të njoftojë atje një paketë të re ndihme me vlerë nga 175 deri në 200 milionë dollarësh Ukraina në qershor ka nisur kundërofensivën ndaj forcave ruse në jug dhe lindje të vendit. Pavarësisht se kundërofensiva po zhvillohet më ngadalë seç pritej, SHBA-ja tha javën e kaluar se forcat ukrainase kanë bërë përparime të dukshme në rajonin lindor të Zaporizhjës.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, SHBA-ja i ka dërguar ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej mbi 43 miliardë dollarësh.

Top Channel

Read Entire Article