Blinken me vizitë të dytë në Izrael

10 months ago 10
Reklamë

Blinken me vizitë të dytë në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po bën vizitën e tij të dytë në Izrael që kur nis konflikti i midis Hamsit dhe forcave izraelite më 7 tetor.

Udhëtimi i tij do të fokusohet në masat për të minimizuar lëndimin e civilëve në Rripin e Gazës, transmeton Telegrafi.

Përpara arritjes, Blinken tha se do të kërkonte “masa konkrete” nga Izraeli për të siguruar që lëndimi i civilëve palestinezë të reduktohej, pasi presidenti i amerikan Joe Biden bëri thirrje gjithashtu për pauza humanitare në konflikt.

Blinken gjithashtu do të zhvillojë takime në Jordani.

Izraeli deklaroi të enjten në mbrëmje, se ushtria e tij kishte rrethuar plotësisht qytetin e Gazës dhe ishte duke u përfshirë në beteja ballë për ballë me luftëtarët e Hamasit. /Telegrafi/

Read Entire Article