Bllokohet furgoni me drogë, kanabisi ishte bërë gati për shitje. Detaje nga aksioni në Vlorë

10 months ago 25

Një furgon është ndalur nga policia e Vlorës pas informacioneve se në të kishte lëndë narkotike. Blutë e Vlorës kanë ushtruar kontrolle në të duke zbuluar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Burime për gazetarin Enrik Mehmeti konfirmojnë deri tani se droga e ndarë në qese, e presuar, ishte bërë gati për trafikim ose shitje. Deri tani nuk ka konfirmim për sasinë vetëm se mësohet se është e konsiderueshme.

Nga ana tjetër ka edhe persona të arrestuar si dhe të shoqëruar në polici për ngjarjen. Policia ende nuk ka dhënë asgjë zyrtare, pritet në orët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article