Blutë e Shkodrës sekuestrojnë rreth 14 kg kanabis, 3 në pranga dhe 6 në kërkim

10 months ago 20

Policia e Shkodrës ka sekuestruar rreth 14 kg kanabis, në një banesë të pabanuar, në afërsi të lumit Kir. Së bashku me lëndën narkotike janë gjendur edhe sende që shërbejnë për përpunimin e kësaj lënde narkotike.

Blutë e Shkodrës identifikoi 9 pjesëtarët e grupit kriminal të përfshirë në këtë veprimtari dhe ndaloi 3 prej tyre.

“Në kuadër të goditjeve të njëpasnjëshme antidrogë, të Policisë, kanë vijuar hetimet për të dokumentuar ligjërisht veprimtarinë kriminale të 9 shtetasve, të cilët të organizuar si grup, kultivonin dhe prodhonin lëndë narkotike cannabis sativa, në fshtara të ndryshëm në Malësinë e Shkodrës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article