Boban largohet nga UEFA pas mosmarrëveshjeve me Ceferin: Më vjen keq, por…

7 months ago 12
Reklamë
15:32 25/01/2024

Zvonimir Boban ka vendosur që të japë dorëheqjen nga detyra e shefit të futbollit në UEFA. Ish-futbollisti i Milanit dhe i Kroacisë e komunikoi vendimin e tij me anë të një letre të publikuar në median kroate “Telesport”. Boban pati mosmarrëveshje me Presidentin e Institucionit të Futbollit Aleksandar Ceferin pas propozimit për të ndryshuar statutin e organizatës, që do t’i jepte mundësi Ceferin të qëndronte përtej mandatit të tretë.

“Pasi shpreha shqetësimin tim më të thellë dhe mospajtimin e plotë me propozimin, presidenti m’u përgjigj se nuk sheh asnjë problem ligjor apo moralo-etik në të dhe se pa asnjë dyshim do të vazhdojë me këtë ide që mua më duket fatale. Nëse do pranoja një vendim të gabuar, do të shkoja kundër pricipeve dhe vlerave të përgjithshme që unë besoj thellësisht. Në këto tri vite, marrëdhënia dhe bashkëpunimi me Aleksandrin dhe kolegët e mi të UEFA ishte e shkëlqyer. I falënderoj dhe u uroj më të mirën! Më vjen keq dhe jam i trishtuar, por po largohem nga UEFA!

Boban i’u bashkua organizatës në vitin 2021 si “shef i futbollit” dhe inicioi disa projekte të rëndësishme në zhvillimin teknik, duke përfshirë krijimin e Bordit të Futbollit të UEFA-s dhe Forumit Rinor të Futbollit.

Institucioni Europian i Futbollit shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga ikona kroate, që ka qenë një ndër mesfushorët më të mirë të brezit të tij.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article