Bombardohet ura që lidh Krimenë me Rusinë, Moska: E bëri Kievi me Anglinë e SHBA-në!

1 year ago 28
Reklamë

Dy persona humbën jetën e trafiku u bllokua në urën që lidh gadishullin e Krimese të lidhur me Rusinë, ku u raportuan shpërthime të forta.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se pas këtij sulmi qëndronte Ukraina, e ndihmuar sipas saj, nga shërbimet britanike dhe ato amerikane të inteligjencës.

 “Qeveria ukrainase ka të gjithë shenjat dalluese të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar. Vendimet merren nga zyrtarë në Kiev dhe krerë ushtarake me pjesëmarrjen direkte të agjencive të inteligjencës dhe politikanëve amerikanë dhe britanikë”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.

Shërbimet ukrainase të sigurisë lëshuan një deklaratë në lidhje me sulmin. Ata nuk e pranuan hapur lidhjen me incidentin, por deklarata sipas BBC-së, nënkupton rolin e Kievit pasi pohon se “të gjitha detajet në lidhje me shpërthimin do të shpallen pas fitores”.

Është praktikë e zakonshme që qeveria ukrainase të mos pranojë hapur përfshirjen e saj në sulme të tilla. Shkalla e dëmit nga shpërthimi mbetet e paqartë, por guvernatori Sergei Aksyonov tha se priste që trafiku hekurudhor në urë të rifillonte brenda disa orësh. Fotot e postuara nga një kanal në Telegram, i lidhur me shërbimet e sigurisë ruse, tregonin një korsi në rrugën e urës të copëtuar dhe një makinë të zezë me dëmtime të rënda në pjesën e përparme.

Ura, që shtrihet në ngushticën e Kerçit, pësoi dëmtime edhe në muajin tetor të vitit të kaluar kur kamion me bombë shpërtheu aty, dhe u deshën disa muaj riparime përpara se të kthehej në funksionim të plotë. Kjo urë shërben si rrugë kryesore transporti për trafikun rrugor dhe hekurudhor, duke luajtur një rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake.

Më herët, Natalia Humeniuk, zëdhënësja e komandës ushtarake jugore të Ukrainës, qe shprehur se incidenti në urën e Krimesë mund të jetë potencialisht një akt i qëllimshëm provokimi i orkestruar nga Moska.

Top Channel

Read Entire Article