Bonucci synon grumbullimin në Europian

7 months ago 25
Reklamë
20:00 23/01/2024

Mbrojtësi: Ka kombëtare të forta, por ne jemi kampionët

Kombëtarja e Italisë e nis përballë Shqipërisë mbrojtjen e titullit kampion Europiane në tokën gjermane. Axurrët do të zbresin në fushën e Signal Iduna Park të Dortmund kundër kuqezinjve me 15 Qershor, sfidë ku natyrisht do të kërkohet maksimumi.

Pjesëmarrjen në këtë kompeticion e synon edhe mbrojtësi, Leonardo Bonuçi. Edhe pse në moshën 36-vjeçare, italiani beson se ka forcën për të ndihmuar përfaqësuesen.

“Qëllimi im është të jem në Euro2024. Kam pasur një takim me Spaletin para transferimit te Fenerbahçe. Nuk është një turne i lehtë. Ka kombëtare të forta, por ne jemi kampionë. Do të shkojmë të mbrojmë titullin. Dua të jem atje me kombëtaren dhe do të jap maksimumin nëse do jem në fushë”.Një deklaratë që tremb jo pak kundërshtarët në fazën e grupeve, pasi përveç Shqipërisë, Italia do masë forcat edhe me Spanjën e Kroacinë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article