Bora Muzhaqi: “Deputeti që duam” për Shqipërinë 2030

1 month ago 8
Reklamë

Bora Muzhaqi ka prezantuar sot platformën Deputeti që Duam, një risi që Partia Socialiste e aplikoi për herë të parë gjatëzgjedhjeve të vitit 2021 e cila kishte si synim të përthithtekandidatura nga jashtë radhëve të saj, por që kishin ambicien përtë qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Muzhaqi është njëprej të rinjëve që asokohe kandidoi në këtë platformë dhe u përzgjodh  si candidate për deputete, e që më pas nga PartiaSocialiste do ti besohej edhe detyra e zëdhënëses së fushateselektorale, e zëvëndësministres së arsimit dhe Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Në fjalën e saj gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, Muzhaqi, në cilësinë e “kujdestares” së platformës Deputeti qëDuam thotë se këtë herë “platforma është më e pasur dhereflekton mësimet por dhe eksperiencën e fituar nga zgjedhjet e vitit 2021”.  

Risia e kësaj platformë për këto zgjedhje është mundësia që u jepet kandidatëve të vendosin thekson tek një temë që e kanë përzemër, e cila mund të jetë një cështje që kandidati mendon se PS nuk e ka trajtuar sa dhe si duhet. Kandidatët, gjithashtu do tëkenë kohë për tu angazhuar edhe në terren dhe në rrjetet socialepër të treguar aftësitë e tyre komunikuese, organizative, bashkëvepruese me ndjekësit që do të bëjnë për vete gjatë këtijprocesi.

Një tjetër risi e kësaj platforme është edhe opsioni konfidencial icili i lejon mundësinë e aplikimit të gjithë atyre që janë tëangazhuar në organizata ndërkombëtare apo kanë angazhime tëlarta në sektorin privat në Shqipëri apo jashtë vendit. Ky opsionu jep atyre kohe për të pjekur mendimin e angazhimt publikduke testuar seriozitetin e kësaj platforme.

Aplikimi është fare i thjeshtë përmes faqes deputetiqeduam.al dhe përman një formular të thjeshtë, jetëshkrimin e kandidatit, dy letra reference nga dy mbështetës të kandidatit dhe një video e shkurtër e regjistruar nga vetë kandidati.

Muzhaqi theksoi se “shumë prej atyre që i duhen PartisëSocialiste për Shqipërinë 2030, e dyshojnë angazhimin partiak, mendojnë se politika është vetëm për politikanët që gabimishtbesohet se janë të gjithë njësoj”. Megjithatë, ajo shprehu bindjense “mund t’ia dalësh dhe se asgjë nuk është më e fortë sesaqëllimet e pastra dhe e vërteta e punëve të mira” e kjo ështëfuqia që motivon platformën Deputeti që Duam.

Muzhaqi ftoi të gjithë profesionistët e cdo fushe që janë tëbindur që mund të japin më shumë ekspertizë për ligjshmërinë, ekonominë, financat, bujqësinë, mjekësinë, arsimin, shkencën, teknologjinë dhe që besojnë se mund të ndikojnë në forcimin e rendit ligjor, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhezhvillimin teknologjik, të aplikojnë te Deputeti që Duam dhe tëjapin kontributin e tyre për Shqipërinë 2030.

Read Entire Article