Borrellit i dështoi ‘plani’ për Kurtin e Vuçiqin, çfarë fshihet pas kushteve të kryeministrit tonë!

2 months ago 15
Reklamë

Ndonëse ishte paraparë një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kosova dhe Serbia dështuan të shënojnë përparim në bisedimet e normalizimit të mërkurën në Bruksel dhe takim trepalësh i planifikuar nga Josep Borrell nuk u zhvillua, kjo për shkak të refuzimit të Kosovës për të marrë pjesë.

Borrell njoftoi se kryeministri Kurti paraqiti tre kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin më të gjerë të normalizimit.

Së pari, zyrtarizimin e marrëveshjes themelore përmes nënshkrimit nga udhëheqësit e shteteve dhe qeverive përkatëse. Së dyti, tërheqjen e letrës së paraqitur zyrtarisht në BE nga ish-kryeministrja (serbe Ana) Bërnabiç, e datës 13 dhjetor 2023. Dhe së treti, dorëzimin e Milan Radojçiçit dhe grupit të tij paraushtarak-terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, citoi zoti Borrell.

Gjithashtu, edhe Kurti, i konfirmoi kërkesat e paraqitura nga Borrell, ku bëri të se ka kërkuar "garanci për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilat mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve".

“Konsiderojmë se marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, për marrëdhënie të mira fqinjësore, me fqinjin tonë verior, me njohjes së paku de-fakto në qendër, por është edhe arritje e Bashkimit Evropian që ka ndërmjetësuar raunde të tëra të këtij dialogu”, tha kryeministri Kurti.

E këto “negociata të dështuara” në Bruksel, i komentuan njohësit e çështjeve politike, derisa fajësuan BE-në për anshmërinë e treguar ndaj Serbisë.

Madje, sipas tyre, Vuçiq as nuk është i interesuar për bisedime.

Zogaj: Vuçiqi do të gjej prap diçka tjetër për ta penguar procesin e normalizimit!

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli publicisti Skënder Zogaj.

Si fillim, ai potencoi faktin se kohë më parë kishte deklaruar se dialogu ka kohë që ka hyrë në një fazë të “zhagitjes” gjë që i konvenon të dy palëve.

Image

Skënder Zogaj.

E këtë deklaratë e bazoi në disa argumente.

“Para një viti në një prononcim për "Bota sot" e kam thënë se, dialogu po hyn në fazën e mosdialogut, sepse që atëherë ka qenë i dukshëm insistimi për zhagitje, nga të dy palët. Vuçiqit i konvenon zhagitja për nevojat e brendshme politike dhe, për të përfituar kohë, me shpresën e ndodhjes së ndonjë ndryshimi në planin strategjik ndërkombëtar që do favorizonte Serbinë. Ndërsa, zhagitja për Kryeministrit Kurti (ka ndodh dhe po vazhdon) për shkak të qëndrimit të dikurshëm të Vetvendosjes që të mos pranohej "zajednicën", e që tash iu ka mbet në duar Kurtit "patate e nxehtë", sepse është ndër premtimet kryesore elektorale dhe tash, i ka dal "dardh me bisht" Qeverisë Kurti”, deklaroi publicisti.

Po ashtu, Zogaj tha se fakti që Kurti dhe Vuçiqi nuk janë takuar, qëndron te presioni i Borrellit dhe kërkesat e të dyja palëve për kushte të reja.

“Dështimi i takimit trepalësh në Bruksel nuk ka të bëjë asgjë me injorimin ndërmjet Vuçiqit dhe Kurtin, sepse ata nuk janë takuar, por ka të bëjë me mospajtimin me, ndërmjetësin, shefin e diplomacisë së BE-s, Z. Borel, të cilit palët po i bëjnë trysni me kushte të reja për vazhdimin e bisedimeve dhe normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi!”

Në fund, publicisti potencoi se shtetit serb dhe Vuçiqit, po i konvenon mosvazhdimi i dialogut, pasi nuk janë të interesuar për paq.

Për këtë, ai kishte disa kritika për BE-në dhe qasjen e saj.

“Sa po shihet, BE nuk e ka ndërmend të ndryshoj qëndrimet e mëhershme: asociacioni mbetet kërkesa e BE-së dhe kjo i konvenon Serbisë prandaj ngul këmb që të mos i vazhdojë bisedimet, ndonëse, as kur të bëhet asociacioni, Vuçiqi do të gjej prap diçka tjetër për ta penguar procesin e normalizimit!

Pra, situata është e palakmueshme, shumë e palakmueshme, sepse, po bëhet një çerek shekulli e Kosova nuk po mund të realizojë lirinë dhe pavarësinë e plotë shtetërore! Kryeministrin Kurti e presin vështirësi të reja sepse, BE, mosgatishmërinë po sheh te Kosova e jo te Serbia!” – përfundoi Skënder Zogaj për “Bota sot”.

Hasani: Serbia do të duhej të sanksionohet e jo Kosova

Ndërsa, profesori Refik Hasani i vlerësoi si të drejta në aspektin politik e diplomatik, kushtet e vendosura në Bruksel, nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Image

Refik Hasani

Me këtë rast, Hasani potencoi se kohë më parë është dashur t’i vihen kushte Serbisë, kjo edhe nga ana e BE-së, derisa e sqaroi këtë gjë.

“Tri kushtet e vendosura nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishin të drejta politikisht dhe të arsyeshme nga aspekti diplomatik, dhe për herë të parë, paraqiten kushte që Serbia duhet t’i plotësoj. Serbia, që nga tërheqja e forcave ushtarake nga Kosova, veçmas pas shpallje së pavarësisë, BE-ja është dashur të kërkoj kushte nga Serbia, si: njohja reciproke, marrëveshje paqësore, fshirja nga preambulla e Kushtetutës së Serbisë emërtimin e Kosovës, kthimi i të pagjeturve, kthimi i artifakteve, kthimi i dokumeteve kadastrale, dhe dokumenteve tjera, zhbërja e strukturave paralele, dorëzimi i kriminelëve të luftës, kërkim falje, etj.

Serbia do të duhej të sanksionohet e jo Kosova.

Nëse Serbia, vendos kushte për pakicën serbe në Kosovë që përbën 4%, atëherë edhe Kosova është dashur të vendos reciprocitetin për shqiptarët në Serbi, që përfshin Krahinën e Sanxhakut, që ka mbajtur Referendimin 25, 26 dhe 27 tetor 1992, që është asimiluar, dhe Krahinën e Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit që ka mbajtur Referendimin 1 e 2 mars 1992, dhe ka pasur kryengritje të armatosur përmesë UÇPMB-ës”, nënvizoi profesori.

Sipas tij, Kurti nuk e injoroi Vuçiqin, por kishte një qasje të drejt dhe të ligjshme.

Ai vlerësoi se nuk mund të kërkohen në vazhdimës të drejta për pakicën serbe në Kosovë, e të njëjtat të mos kërkohen për shqiptarët në Serbi.

“Ky nuk është injorim, por një qasje e drejt, bazuar në fakte e të cilat legjislatura e re e BE-së, do të merrë parysysh sigurisht.

Në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka logjik që Serbia, të insistoj të formohet Asosacioni i komunave pakicë në Kosovë, kurse Kosova mos të kërkojë që të njëjtat të drejta të gëzojnë shqiptarët në Serbi.

Serbia i diskriminon shqiptarët, kurse Kosova i diskriminon në kuptimin më pozitiv-pasi pakica serbe gëzon të drejta më lartë në gjithë BE-në.

Të drejtat që i gëzon pakica serbe në Kosovë, nuk i gëzojnë as shqiptarët në Maqedoninë e Veriut që e përbëjnë përafërsisht gjysmën e popullatës së RMV-së!

Serbia, është agresore në Kosovë, andaj BE-ja, nëse është e paanshme, do të duhej merrë parsysh”, përmbylli Refki Hasani për “Bota sot”.

Read Entire Article