Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

4 months ago 8
Reklamë

Në shikim të parë, kjo video duket si klip nga ndonjë film vizatimor.

Por, pamjet janë reale dhe shfaqin një robot të vërtetë.

Në video shihet qeni robot i Boston Dynamics, Spot, i veshur me të kaltër, ndërsa kërcen.

Bëhet e ditur se pamjet janë shpërndarë nga Boston Dynamics për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Kërcimit.

Aty shihen dy qenë robotë të gjigantit teknologjik të cilët takohen dhe kërcejnë me njëri-tjetrin.

“Sparkles është një kostum i personalizuar i krijuar për Spot”, shpjegoi kompania.

Ndryshe, videoja vjen menjëherë pasi kompania ka prezantuar robotin e ri Atlas 2.0.

Ky version i ri mburret me aftësinë që e lejon të lëvizë në mënyra që trupi i njeriut nuk mundet.

Edhe pse kompania ende nuk e ka bërë të ditur çmimin për robotin e fundit humanoid, ai do të fillojë të prodhohet në fabrikat e Hyundai vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Read Entire Article