Bota në prag të luftës/ Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes!

1 month ago 8
Reklamë
epaselect epa09336039 People attend a protest against the Iranian government during protest organized by 'National Council of Resistance of Iran' in Berlin, Germany, 10 July 2021. Protesters of the National Council of Resistance of Iran and the German-Iranian Society gathered in Berlin to demonstrate against Iranian regime and the alleged use of the death penalty in Iran. EPA/FILIP SINGER

Izraeli vlerëson se Irani dhe Hezbollahu do të sulmojnë përpara samitit të armëpushimit të së enjtes së ardhshme. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite. Sipas medias izraelite ‘Haaretz’, autoritetet e sigurisë janë në gatishmëri të lartë pasi në Izrael vlerësohet se, pavarësisht përpjekjeve amerikane për një samit që synon vazhdimin e negociatave për një marrëveshje të enjten, përgjigja e Teheranit mund të vijë më shpejt.

Autoritetet e sigurisë besojnë se Irani dhe Hezbollahu nuk duan një luftë më të gjerë në rajon dhe Izraeli ka thënë se nuk do të tolerojë dëme ndaj civilëve, por ka shumë debate për skenarë të ndryshëm dhe reagime të ngjashme, shkruan sërish Haaretz.

Duke iu përgjigjur raporteve për këtë çështje, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari shkroi për ndryshimin e udhëzimeve.

“Forcat e ushtrisë janë të shpërndara dhe të përgatitura, nëse lind nevoja për të ndryshuar udhëzimet, ne do t’i përditësojmë ato.”- shkroi ai.

Autoritetet ushtarake izraelite (IDF) po ashtu njoftuan lëshimin e rreth 30 raketave nga Libani, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Pas lëshimit të rreth 30 raketave nga Libani drejt Izraelit verior, sulmet që u morën përsipër nga lëvizja islamike shiite Hezbollah, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po godasin zonat ku dyshohet se filluan sulmet. Këtë e bën të ditur vetë IDF.

Read Entire Article