Botërori i femrave në futboll/ Spanjë – Suedi gjysmëfinalja e parë

1 year ago 23
Reklamë
19:17 11/08/2023

Spanjë – Suedi është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës për femra. Përfaqësuesja spanjolle mundi 2 – 1 Holandën pas 120 minutave lojë. Caldentey shënoi e para me penallti për iberiket, por holandezet barazuan me Van der Graft, duke e çuar në shtesë takimin.

Vendimtar ishte goli i 19-vjeçares Paralluelo që kualifikoi për herë të parë Spanjën në një gjysmëfinale të Botërorit. Në përballjen tjetër Suedia fitoi 2 – 1 me Japoninë.  

Ilestedt e Angeldal shënuan për suedezet dhe japonezeve nuk i mjaftoi goli Hayashi, ndërsa më herët shpërdoruan një penallti. Gjysmëfinalja tjetër do të dalë pas takimeve Australi – Francë dhe Angli – Kolumbi.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article