Botërori i klubeve, FIFA: Do të mbahet më 15 Qershor-13 Korrik 2025

10 months ago 39
23:43 17/12/2023

FIFA vendosi që botërori i ardhshëm për klube të luhet në datat 15 qershor-13 korrik të vitit 2025 dhe në të do të marrin pjesë 32 ekipe. Ndërkohë që presidenti i institucionti botëror të futbollit Xhani Infantino lajmëroi se nga 2024 do të zhvillohet çdo vit Kupa Interkontinentale.

Këshilli i FIFA-s u mbajt në Xhedah të Arabisë Saudite për të ratifikuar datat e eventit, ndërsa u konfirmua se në Kupën Interkontinentale do të luajnë fituesit e Ligës së Kampioneve kundër skuadrës që ka ardhur në finale nga play-off ndërmjet klubeve nga federatat e tjera.

Play off do të luhen më 14 dhjetor të 2024, ndërsa finalja 4 ditë më pas.

Edicioni i parë i Kupës së Botës për klube do të mbahet në SHBA pas votimit unanim në këshill.

Botërori i klubeve do të ketë të njëjtin format si kampionati botëror. Ai do te mbahet çdo 4 vite, e në nisje do të jenë tetë grupe me nga 4 skuadra, e dy më të mirat do të shkojnë në fazën e eliminimit direkt.

Në botëror do të marrin pjesë 12 ekipe nga Europa, me Interin, Sitin, Realin, Çelsin, Bajernin, PSG, Benfika dhe Porton te kualifikuara.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article