Braktisi furgonin me emigrantë dhe i shpëtoi policisë, shpallet në kërkim 57-vjeçari nga Kosova

11 months ago 12
Reklamë

Policia ka shpallur në kërkim një 57-vjeçar nga Kosova, i cili transportonte emigrantë të paligjshëm.  Në Milot, policia konstatoi se 57-vjeçari transportonte, me një furgon, drejt Kosovës, 29 emigrantë nga Siria, të cilët synonin të kalonin kufirin, ilegalisht.

Ai mundi të shfrytëzonte errësirën dhe i shpëtoi arrestimit, pasi braktisi furgonin me emigrantë. Ai mësohet se i transportonte shtetasit sirianë kundrejt pagesave 1000-8500 euro/person.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article