Brazili sjell në fuqi ligjin e kontestuar të reduktimit të të drjetave të popujve indigjenë

10 months ago 37

Një ligj i kundërshtuar prej kohësh si i padrejtë ndaj popujve indigjenë të Brazilit ka hyrë në fuqi ne Brazil duke i dhënë pushtet grupit pro-agrobiznes të Kongresit të vendit.

Legjislacioni i ri përfshin klauzolën e teorisë së “shënuesit kohor” (marco temporal), sipas së cilës popujt indigjenë mund të pretendojnë tokat e tyre të banimit vetëm prej vitit 1988, kur ka hyrë në fuqi kushtetuta aktuale e vendit.

Kritikët thonë se ligji nuk merr parasysh faktin se shumë komunitete indigjene janë zhvendosur nga tokat e të parëve të tyre para asaj date, kryesisht gjatë diktaturës ushtarake të viteve 1964-1985 në Brazil, duke zhvlerësuar kështu pretendimet legjitime të tokës nga banorët.

Gjykata e lartë e Brazilit kishte refuzuar pretendimet e ligjit si anti-kushtetuese me votë 9-2 në shtator. Por pak javë më vonë Senati vendosi ta kthejë teorinë në ligj.

I njohur ndryshe si  “ligji i gjenocidit të indigjenëve” , ai i hap rrugë aktiviteteve si ndërtimi i rrugëve, të minierave, ndërtimit të digave apo projekte bujqësore masive në tokat indigjene, të cilat shërbejnë si mbrojtje ndaj shpyllëzimit.

Megjithë disa kufizime të ndaluara me veto nga presidenti Llula, aktivistët thonë se ligji është një sulm i qartë ndaj të drejtave të grupeve indigjene dhe ekspozon vendasit e vjetër brazilianë ndaj rrezikut të më shumë dhunë nga zhvilluesit.

Organizata indigjene dhe parti të majta kanë thënë se po përgatiten ta sfidojnë ligjin në gjyq.

Ministrja e popujve indigjenë, Sônia Guajajara, tha për rrjetin vendas ‘Folha de S Paulo’ se zyra e saj do të apelojë ndaj një legjislacioni që “shkon kundër marrëveshjeve të ambjentit e klimës që Brazili ka pranuar ndërkombëtarisht”./TheGuardian/

Top Channel

Read Entire Article