Britaniku bie për vdekje nga ballkoni i hotelit në Greqi pasi i propozoi të dashurës (fotot)

6 months ago 9
Reklamë

Një pushues britanik raportohet se ka rënë drejt vdekjes nga ballkoni dhomës së tij, disa orë pasi i kishte propozuar të fejuarës për martesë. teksa ishin me pushime në Greqi.

45 vjeçari Stephen Willits, pësoi plagë të rënda pas rënies tragjike në ishullin e Korfuzit, u tha në seancën dëgjimore të çështjes.

Natën e vdekjes Stephen po celebronte fejesën e tij me të dashurën teksa kishin dalë për darkë në gusht 2020.

Ata më pas ishin kthyer në dhomën e tyre në katin e tretë të hotelit dhe po njoftonin miqtë për lajmin e mirë.

Por një orë më vonë Stephen kishte rënë për vdekje teksa partnerja e tij ishte në tualet.

Megjithë seancën hetimore të mbajtur në gjykatën e Staffordshire në veri të Britanisë askush nuk duket se do të mësojë ndonjëherë si ndodhi tragjedia.

Stephen, i cili punonte në rezortin historik Alton Towers, raportohet se kishte një ‘depresion të lehtë’ por nuk kishte precedentë tentativash vetëvrasjeje apo sëmundje serioze mendore.

Raporti i toksikologjisë tregonte se ai kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli në kohën e vdekjes.

Mjeku ligjor Daniel Howe thga në seancë: ‘Stephen vdiq si rezultat i rënies nga lartësia. Më herët ai dukej në humor të mirë. I kishte propozuar për martesë të dashurës dhe ishte i lumtur. Kishte bërë komente pozitive në rrjetet sociale me miqtë e familjarët, si dhe me rezidentë të tjerë të hotelit”.

“Nuk mund të përcaktojmë se kur ishte afruar te ballkoni dhe si ka rënë drejt vdekjes”, tha zyrtari.

Top Channel

Read Entire Article