Britney Spears gati për t’u takuar me motrën Jamie Lynn gjatë Krishtlindjeve, duke e lënë pas përplasjen e keqe

9 months ago 65

Britney Spears është duke u futur në frymën e festave, thuhet se është gati të lërë pas të kaluarën me motrën e saj të vogël, Jamie Lynn Spears.

“Britney e mbështeti Jamie Lynn që të shkonte në xhungël dhe ajo e kaloi kohën e saj në Australi” – tha një burim i brendshëm të premten.

“Shumë ujë ka kaluar nën atë urë dhe duke qenë se është Krishtlindje, Britney është e prirur të përpiqet të lërë disa nga problemet e tyre të së kaluarës pas.”

Kjo vjen pasi Britney festoi ditëlindjen me nënën Lynn Spears, pasi dyshja u larguan për vite me radhë pas përplasjes së këngëtares me familjen për ‘kujdestarinë’ që zgjati 13 vjet.

“Britney ka thënë se do të dëshironte të takohej me Jamie Lynn nëse ato mund ta realizonin atë” ka thënë një burim për ‘The Sun’.

“Ajo kaloi kohë me nënën e saj gjatë verës dhe tani do të donte të shihte nëse mund të bënte të njëjtën gjë me Jamie Lynn.”

Ky burim shtoi: “Ato janë motra në fund të ditës dhe edhe pse kanë pasur pjesën e tyre të përplasjeve gjatë viteve, është koha që më në fund të shohim nëse mund ta lënë pas të kaluarën e tyre”. /Telegrafi/

Read Entire Article