Broja në stërvitje me grupin

1 year ago 28
Reklamë
16:27 23/08/2023

Sulmuesi pranë rikuperimit të plotë

Armando Broja është në ditën e dytë të stërvitjes bashkë me grupin e Chelsea. Sulmuesi duket në formë të mirë dhe i gatshëm për të nisur ndeshjet në Premier League.

Varet nga stafi teknik dhe mjekësor nëse ai do të jetë në fushë këtë të premte në ndeshjen kundër Luton.

Është një kohë e gjatë që ai nuk ka qenë pjesë e seancave stërvitore dhe ndeshjeve për shkak të dëmtimit dhe në këto dy ditë stërvitje është parë një dëshirë e tij për të vazhduar aty ku e la në Dhjetor.

Shqiptari u vlerësua shumë edhe nga trajneri Pochettino disa ditë më parë i cili tha se do të prisnin që Broja të rikuperonte plotësisht pasi konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për blutë e Londrës.

Chelsea ka shpenzuar thuajse 900 milionë Paund për merkaton në një vit dhe talenti i Brojës ka bërë që futbollisti të mos shitet në skuadra të tjera angleze dhe as të zëvendësohet.

Nga rikthimi i tij në fushë në ndeshjet e Premier varet edhe grumbullimi me Kombëtaren Shqiptare për dy ndeshjet mjaft  të rëndësishme të Shtatorit, më 7 me Çekinë dhe më datën 10 me Poloninë nga rezultati i të cilave varet kualifikimi për në Euro 2024

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article