Broja rrëfen kalvarin e dëmtimit

10 months ago 33
15:31 12/12/2023

Sulmuesi: Periudhë e vështirë, ndihem më mirë se kurrë

Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin e rëndë që e la jashtë fushave prej më shumë se 10 muajsh. Një situatë që ka sjellë reflektim dhe frymëzim të shtuar tek sulmuesi shqiptar. Në një intervistë ekskluzive për faqen zyrtare të Chelsea, 22-vjeçari komentoi dëmtimin dhe rrugëtimin për tu rikthyer sërish në fushën e lojës.

“I gjithë procesi ishte i gjatë, por ishte një moment i mirë i të mësuarit. Ishte një shans i madh për t’u angazhuar me grupin, familjen time, veten time, të mësoja për lojën dhe të shikoja çdo ndeshje nga jashtë fushe. Ishte një pikë e madhe në jetën time, diçka për t’u marrë fizikisht dhe psikologjikisht. Ishte një periudhë e vështirë, por jam shumë i lumtur që është në të kaluarën. 

Tani dua të eci përpara dhe të vazhdoj. Ndihem më mirë se kurrë dhe tani gjuri im është kthyer pothuajse si ishte. Ndihem mirë dhe e lumtur.  Mezi pres që të marr më shumë mundësi. Dua ta ndihmoj skuadrën sa më shumë që të jetë e mundur dhe ndihem gati për ta bërë këtë”.

Armando Broja ishte titullarë në humbjen ndaj Everton, teksa ka shënuar një gol në këtë sezon futbollistik.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article