Broja titullar në humbjen e Chelsea

10 months ago 27
22:00 10/12/2023

Manchester City rikthehet tek fitorja pas katër javësh, fiton edhe Fulham

Armando Broja rikthehet titullarë, por nuk shmang humbjen e Chelsea. Dy muaj që prej takimit të fundit nga minuta e parë, pikërisht atë ndaj Fulham ku ka shënuar edhe golin e vetëm sezonal, Broja e nisi titullarë në humbjen e pësuar ndaj Evertonit me shifrat 2-0. Sulmuesi shqiptar kishte mundësi të mira për të shënuar në 67 minutat që qëndroi në fushë.

Gjithsesi ata që e bënë një gjë të tillë ishin të Evertonit, që merr kështu 3 pikë të rëndësishme dhe zhyt akoma dhe më shumë në krizë londinezët. Për Blutë humbja e dytë radhazi dhe e treta në katër ndeshjet e fundit.

Katër javë ka zgjatur thatësira pa fitore në kampionat për Manchester City. Kampionët e Anglisë përmbysën 2-1 Luton për të marrë kështu tre pikët dhe afruar me kreun e renditjes. Mungesa e Haland nuk u ndje aspak, teksa skuadra e Pep Guardiolës iu përgjigj avantazhit të vendasve në fraksionin e dytë të lojës.

Bernardo Silva dhe Grejlish shënuan golat e fitores për Cityn, që konfirmohet në zonën Champions League. Fitore të rëndësishme regjistroi Fulham, 5-0 ndaj Uest Ham. Triumfi i dytë radhazi për londinezët, që gjenden në zonën e mesit të tabelës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article