Buci paralajmëron se Ganiun do ta ‘çojë në polici’ pas daljes nga shtëpia

9 months ago 23

Banori i Big Brother VIP Kosova 2, Ylli Dervishi, gjatë një bisedë me Ardin ka folur mbi raportin e tij me Gani Gërminë.

Përgjatë bisedës, Buci ka bërë një paralajmërim të ashpër në shenjë revolte mbi situatat, që ai thotë të jetë ballafaquar përgjatë kësaj aventure.

“Atë ditë që iu përlamë, i thash se ‘ti më ke prekur në biznes, familje, në grua’, e bone edhe gjestin me më nënçmu me ‘Go Plus’. Nuk i kam përmend këtij Ganisë, prej jashtë, asnjë fjalë asnjëherë – derisa ky i ka fut sendet nga jashtë brenda”, ka thënë ai.

Foto: Screenshot/YouTube

“Për akuzë, ditën e parë jo, por në të dytën ko me shku në polici, sepse jemi në televizor, s’jemi në mëhallë”, shtoi ai.

Konkurrenti tutje theksoi: “Ko me shku në polici ky, dhe ko me jep llogari për akuzat që më ka prekur në grua, do t’i shkoj në shtëpi edhe me burra”.

Foto: Screenshot/YouTube

Buci dhe Ganiu kanë pasur përplasje të shumta edhe gjatë kësaj kohe në BBVK.

Ata vazhdimisht ofendojnë njëri-tjetrin e hedhin kunja të ndryshme. /Telegrafi/

Read Entire Article